Berisha: “Kjo është ndeshja më e rëndësishme ne karrierë”

0
SHPËRNDAJE

Etrit Berisha është gati për ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij. I pranishëm në konferencën për shtyp nga Lyoni, portieri i kombëtares shqiptare, vlerësoi Rumaninë por ndërkohë theksoi se kuqezinjtë e Gianni De Biasit i kanë të gjitha mundësitë për të fituar ndaj tyre.

Etrit Berisha
Etrit Berisha

Në gjuhën angleze Berisha u shfaq i bindur në ato që tha duke iu përgjigjuar të gjitha pyetjeve të gazetarëve të huaj që ishin në sallë.

“Për ne kjo është një ndeshje e madhe, ndoshta më e madhja në karrierën tonë dhe të gjithë do të japim maksimumin nga vetja për ta fituar këtë takim. Sigurisht që do të jetë një sfidë e vështirë, i kemi ndejkur dy ndeshjet e Rumanisë, dhe ata janë paraqitur shumë mirë. Rumania ka një skuadër të mirë, ata luajnë në grup dhe do të jetë shumë e vështirë për ti mposhtur”.

Në dy sfidat e para të grupit ndaj Zvicrës dhe Francës, Shqipërisë i mungoi finalizimi, një aspekt që sipas Berishës duhet rregulluar në takimin me rumunët, edhe pse nga ana tjetër portieri i Lazios në Serinë A italiane, i cilësoi si shumë pozitive dy paraqitjet e para të kuqezinjëve në Euro 2016-të.

“Nuk mendoj kështu, edhe pse fakti që nuk kemi shënuar do të thotë që nuk kemi fituar ndeshjet. Ne jemi paraqitur mirë por megjithatë për të fituar ndeshjet duhet të shënosh gol. Shpresoj të arrimë të realizojmë ndaj Rumanisë. Në dy ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Francës, ne kemi krijuar shumë raste por na munguar vetëm finalizimi, do të përpiqemi ta rregullojmë këtë gjë në ndeshjen ndaj e të Dielës ndaj Rumanisë”.

Në gjuhën shqipe, Etrit Berisha analizoi edhe njëherë tjetër ndeshjen ndaj Francës, por njëkohësisht bëri me dije se i grupi i futbollistëve është gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Rumanisë.

“Kundër Francës ishte një ndeshje shumë e vështirë ku të gjithë lojtarët dhanë maksimumin nga vetja. Ishte një humbje e hidhur për ne por tashmë e kemi harruar atë ndeshje pasi kemi edhe një sfidë tjetër që është shumë e rëndësishme. Ne kemi shumë alternativa dhe mendoj se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën me Rumaninë, duam të fitojmë për të shpresuar deri në fund te kualifikimi”.

Burim Kukeli është i skualifikuar për takimin ndaj ekipit të Ioradenscut, megjithatë kthehet nga pezullimi kapiteni Lorik Cana. Berisha thuri elozhe ish shokun e tij të skuadrës te Lazio, por shtoi se është trajneri ai që vendos për formacionin.

“Mund të them që Loriku është shtylla e kombëtares sonë, është i rëndësishëm rikthimi i tij në ekip. Gjithsesi është trajneri ai që vendos, për ne është pozitive që edhe mbrotjësit e tjerë bënë paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Francës”.

Moti i keq që ka pushtuar qytetin e Lyonit gjatë këtyre ditëve mund të kthehet në një problem për të dyja skuadrat, por gardiani 27-vjecar nuk i druhet aspak këtij fakti, me Berishën që është i bindur se të gjithë futbollistët e kombëtares kuqezi do të japim maksimumin e tyre në fushë pavarsisht kushteve të motit. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.