Berisha me një këmbë në Bundesligë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se mesfushori nga Kosova Benard Berisha do të largohet shumë shpejt nga ekipi i Skënderbeut. Pas një sezoni fantastik të zhvilluar në Korçë, ai tani duket se kërkohet nga shumë ekipe të huaja. Pikërisht në ndeshjen Skënderbeu-Crusaders, kanë qënë shumë menaxherë për të vëzhguar lojën e mesfushorit shtatshkurtër, i cili në këtë ndeshje pikërisht shkëlqeu. Ai asistoi në dy golat e parë dhe shënoi vetë golin e tretë në ndeshjen që përfundoi 4-1. Ndër këta menaxherë ishte edhe Afrim Bytyqi, i cili u shpreh:

image
“Bernard Berisha më një këmbë është në Bundesligë. Ai pati paraqitje të shkëlqyer. Shpresoj se Skënderbeu do të këtë shumë suksese në Ligën e Kampionëve, dhe pastaj ta realizojmë këtë transfer. Emrin e skuadrës aktualisht nuk mund ta përmend”, ka thënë Afrim Bytyqi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.