Berisha me ritëm Championsi, Strakosha titullar në fitore (video)

0
SHPËRNDAJE

Atalanta po shkëlqen, tani mund edhe Romën 2-1 duke u treguar tepër e fortë me të mëdhatë e duke qëndruar aty pranë zonës së Ligës së Kampionëve. Në Bergamo, ëndërrojnë dhe mirë bëjnë se të paktën në Europa League e meritojnë të arrijnë.

Meritë të madhe ka sigurisht edhe “dryni” i portës bergamaske, Etrit Berisha që ka lënë pas polemikat e ndeshjes së fundit të Kombëtares për tu rikthyer protagonist. Por vec Berishës ka shkëlqyer edhe portieri tjetër i Kombëtares, Thomas Strakosha që u kthye titullar në fitoren e arritur nga Lazio 3-1 ndaj Genoa.

Në ndeshjet e tjera, Frederik Veseli i Empolit luajti titullar por u mund keqaz në shtëpi 0-4 nga Fiorentina ndërsa Arlind Ajeti qëndroi në stol në fitoren e radhës që Torino mori 0-2 në Crotone.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.