Berisha: Morëm atë që donim në Danimarkë, të nderojmë tifozët me Portugalinë

0
SHPËRNDAJE

etr
Berisha me Lenjanin pas ndeshjes

Pa dyshim, ai ishte protagonisti kryesor që Shqipëria mbeti e pacenuar edhe në Danimarkë. Gjithsesi, Etrit Berisha pranon se nuk qe fare e lehtë: “Ishte një ndeshje e lodhshme për ne, por jemi të kënaqur me pikën e marrë. Njëkohësisht nuk i lejuam Danimarkës që të shkëputej nga ne në renditjen e grupit, duke qenë edhe me një takim më shumë të luajtur. Ishte sfidë e vështirë, në të cilën nuk është se bëmë më të mirën tonë. Sidoqoftë, si përfundim ishte një pikë e merituar”:. Me rëndësi është fakti që u realizua objektivi: “E theksoj që për në objektivi kryesor ishte që Danimarka të mos shkëputej me pikë në renditje dhe e përmbushëm këtë. Tani ne na mbetet në lojën tjetër që të kërkojmë përse jo, fitoren. Duhet të mobilizohemi sa më mirë për ndeshjen e radhës që t’i nderojmë të gjithë tifozët tanë fantastikë”.

berisha

Duket sikur mbrojtja e Shqipërisë është më e mirë se e Lacios. Fakt përballë të cilit Berisha nuk dëshiron ta japë veten, teksa vetëm mjaftohet të shprehet: “Çdo ndeshje që vjen mundohem të japim maksimumin. Në dy ndeshjet e fundit me Lacion nuk kemi arritur atë që kemi dashur. Unë si profesionit duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Së pari jam fokusuar te ndeshja e Portugalisë, pastaj do të mundohem të bëj maksimumin me Lacion”.

Veçanërisht në planin personal ishte një paraqitje për t’u veçuar, teksa rezultoi praktikisht një “engjëll mbrojtës” për Kombëtaren. “Vërtet ishte shumë e vështirë sidomos për mua, pasi danezët kishin lojtarë shtatlartë dhe na krijuan disa raste të rrezikshme. Rëndësi në fund ka që ia dola ta mbajë portën e pacenuar”, ka përfunduar Berisha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.