Berisha, në skenë dalin gjigantët belgë dhe…Kombëtarja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

brsForma fantasitke e Bernard Berishës ka bërë që disa skuadra të njohura evropiane të shfaqin interes për kosovarin, i cili tashmë është jo vetëm vendimtar për Skënderbeun, por edhe tepër i kërkuar. Kështu, mediat belge bëjnë me dije se Standard Lizhi është klubi i fundit që ka futur në shënjestër kosovarin. Madje mund të vendosë të hidhet në sulm për ta blerë nga korçarët, pasi është në kërkim të një futbollisti me tipare të tilla.

Saktësisht, “Voetbalprimeur.be” e cilëson Berishën si Xherdan Shaqirin e ri, ku sigurisht që përtej stilit përafërsisht të njëjtë të lojës, që të dy e kanë prejardhjen e njëjtë: Kosovën. Ndërkohë që belgët evidentojnë edhe faktin sesa rezultativ ka qenë Berisha në dy ndeshjet e para të Skenderbeut në Champions League.

Ndër të tjera edhe De Biazi ka paralajmëruar se do ta ndjekë kosovarin në ndeshjen e gushtit që do të luajë në Champions ndaj Milsamit. Pra, veç transferimit të mundshëm në një ekip me emër, për Berishën mund të vijë edhe Kombëtarja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.