Berisha pëson tre nga Anderlehti i Besnik Hasit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11731675_10153405578238911_1127788399223904260_o
Anderlecht – Lazio 3-1

Ka rezultuar një takim fatal miqësorja e së dielës e ekipit italian Lazio ndaj Anderlecht, trajner i së cilës është gjakovari Besnik Hasi. Portierit të Kombëtares sonë, Etrit Berisha ju desh ta nxirrte topin nga rrjeta e tij plot tre herë, të tre golat të shënuar që në pjesën e parë nga Sylla, Gillet dhe Suarez. Në pjesën e dytë ekipi që tashmë ka mbetur vetëm me një lojtar shqiptar pas largimit të Strakoshës drejt Salernitanës dhe Canës që po kërkon tjetër ekip, mundi të korrigjojë disi lojën e vet duke shkurtuar diferencën në 3-1 me anë të Djordevic. Kjo ishte ndeshja e parë për vitin 2015-16 për Lazio dhe portierin Berisha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.