Berisha, pikë e çmuar në Champions

0
SHPËRNDAJE

2015-16Ekipi australian ku luan sulmuesi shqiptar Besart Berisha, Melbourne Victory ka zhvilluar ndeshjen e dytë në grup në kuadër të Ligës së Kampioneve të Azisë ku i ka takuar të luajë një transfertë mjaft të vështirë në Japoni ndaj Gamba Osaka. Fillimi ka qenë i mbarë për ekipin e shqiptarit që kaloi në avantazh që në minutën e tretë me anë të një autogoli pas një rrëmuje në zonën japoneze.

Mirëpo sulmet e vazhdueshme të skuadrës vendase dhanë frytin e vet duke sjellë barazimin 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar. Një pikë e çmuar kjo për Victory që ruajti vendin e parë në grup me katër pikë. Berisha bëri një lojë mesatare ku më shumë u kujdes të ndihmojë ekipin në mbajtjen e topit dhe ruajtjen e rezultatit sesa të rrezikojë portën kundërshtare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.