Berisha, qëndrim me kusht te Lacio

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Etrit Berisha mund t’i thotë lamtumirë Lacios, nëse skuadra bardhekaltër kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League. Portieri i Kombëtares shqiptare kërkon më shumë hapësira në skuadrën romane, teksa në një prononcim për shtypin italian ka theksuar se dëshiron të luajë më shumë, pasi momentalisht mbetet numri 2 i portës së Lazios. Ai, vitin e kaluar ishte portier i Kupave, por ja që prerja e mundshme e biletës për në Ligën e Kampionëve mund të ndryshojë situatën rreth tij.
etrBerisha mbrojti portën edicionin e kaluar në Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës, por nëse Lazio do të thyejë Bayer Leverkusenin në play-off-in e Champions, duke siguruar grupet e ‘Champions’, atëherë Marchetti mund të bëhet numri 1 i portës dhe në Ligën e Kampionëve. Këtë të paktën raportojnë mediat italiane, sipas të cilave shansi i vetëm për shqiptarin duket se është që Lacio të mos kualifikohet në fazën e grupeve të Champions, duke zbritur kështu automatikisht në Europa League. Pikërisht në këtë kompeticion, Berisha do të kishte më tepër mundësi aktivizimi. Situata te Lacio, gjithsesi është në evoluim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.