Berisha: Tirana do t’a arrijë objektivin për vendin e dytë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Shënoi një gol dhe ishte ndër lojtarët më aktivë në fushën e lojës, Bernard Berisha po shndërrohet në liderin e ri të Skëndenderbeut. Pas ndeshjes ai shprehet i lumtur për golin dhe fitoren, por nuk harron të përgëzojë edhe ekipin bardheblu:

“Ishte një gol i bukur dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë duke i shërbyer ekipit. Tirana ka një skuadër shumë cilësore, kanë luajtur mirë, por ne i jemi përgjigjur duke e merituar fitoren. Smajli është treguar korrekt me mua gjithë lojës, sot u tregua profesionist i vërtetë dhe i urojë suksese. Golin ia kushtoj Alban Berishës, është një tifoz i cmendur i Tiranës. Gjithnjë na ka ngacmuar, tani e pa forcën tonë të vërtetë. Fukui ishte lojtar cilësorë, kishte gjëra shumë interesante, Tirana do t’ja arrijë qëllimit për vendin e dytë apo tretë. Shkëmbi është një forcë reale e jona në fush dhe gjithnjë na flet.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.