Berisha vlerësohet me notën maksimale për Lacion

0
SHPËRNDAJE

berishEtrit Berisha “shpëton” nga vala e kritikave, në të cilat është përfshirë Lacio pas eliminimit nga Champions League. Portieri i Kombëtares kuqezi ëshë vlerësuar me notën 6,5, më e larta në mesin e formacionit bardhekaltër nga “Sportmediaset”, që e ka arsyetuar kështu këtë vlerësim: “Në një 0-3 pa histori, Lacio duhet të falënderojë gjithsesi Berisha, i cili megjithëse pa ndonjë pritje për “Top të Artë”, zgjidh shumë situata të rrezikshme dhe kontribuon me aq sa mundet për t’i dhënë kthjelltësi repartit të prapavijës, në një mbrëmje për t’u harruar”. E në fakt, vetë rrjedha e ndeshjes tregoi që po të mos ishte për disa ndërhyrje vendimtare të gardianit kuqezi në raste caktuara, humbja e Lacios mund të kishte qenë më e thellë. Ndërkohë që në momentet e golave të pësuar nuk kishte faj në asnjë moment, pasi ata që gabuan ishin shokët e tij të mbrojtjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.