Berishës te Lacio s’i bëjnë punë paraqitjet e mira me Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

bersLajm i mirë për Lacion, por jo për portierin tonë Etrit Berisha. Nga infermieria e skuadrës italiane vjen informacioni se Federico Marchetti, rival i Berishës për portën e bardhekaltër, është drejt rikuperimit dhe do të kthehet në gatishmëri për këtë fundjavë në kampionat. “Federico Marchetti është duke punuar intensivisht dhe të dielën do të bëhet pikërisht një muaj nga fraktura e brinjëve. Ai ka qenë në gjendje të mirë fizike dhe ka reaguar shpejt, aq është në dispozicion të trajnerit e skuadrës”, thotë buletini mjekësor lacial. Natyrisht, Etrit Berishën në një situatë të tillë mund ta humbë vendin e titullari, pasi e ka ruajtur portën e skuadrës së tij në Serinë A. Pa harruar që ka shkëlqyer edhe me Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe Portugalinë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.