Berlusconi: Balotelli? Duket sikur ka ardhur vëllai i tij

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Mario Balotelli i ka habitur të gjithë me performancat e tij në ndeshjet e fundit me fanellën e Milan. Sulmuesi italian ka treguar një formë mjaft të mirë, aq sa i ka rënë në sy edhe presidentit të kuqezinjve, Silvio Berlusconi. “Kavalieri” nuk ka mundur dot të përmbahet nga ky ndryshim i Balos, dhe ka komentuar mbi këtë ndryshim të lojtarit menjëherë pas ndeshjes ndaj Palermos. Ja deklarata e Berlusconit:

Mario Balotelli
Mario Balotelli

“Shyqyr Zotit që tashmë ai ka ndryshuar vërtet, dhe shpresoj të vazhdojë kështu, pasi është një lojtar i mirë. Tani më duket i qetë dhe i kujdesshëm, më duket se ka arritur moshën që të arrijë t’i gjykojë më mirë gjërat. Më duket se ky nuk është Balotelli, por sikur tek Milan ka ardhur i vëllai i tij. Ai mund të luajë mjaft mirë si fantazist, por mund të jetë i nevojshëm edhe si sulmues i dytë. Me afrimin e tij mendoj se kemi blinduar sulmin për këtë sezon”,-ishin fjalët e “Kavalierit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.