Prezantohet Mihajloviç, Berlusconi: Të kthehemi në Champions (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Presidenti Silvio Berlusconi ka vizituar ekipin e tij Milan ditën e sotme. Numri një i kuqezinjve ka shfrytëzuar rastin që trajneri Mihajloviç do të dilte për herë të parë ne konferencë per mediat si trajneri i Milanit. “Bossi” kuqezi gjithmonë ka gjetur kohën më të përshtatshme për të vizituar ekipin e tij, dhe tani ku Milan ka arritur të transferojë disa lojtarë cilësorë. I shoqëruar nga vajza e tij Barbara dhe administratori Galliani, Berlusconi mori pjesë në prezantimin e trajnerit Mihajloviç.

“Cavalieri” u shpreh se objektivi minimal që ai kërkon nga ekipi i tij këtë sezon, është kualifikimi për në Champions League. “Është koha që te kualifikohemi për në Champions dhe t’a rikthejme Milanin në Europë.”- u shpreh presidenti. Ndërsa trajneri Mihajloviç u shpreh: “Kam luajtur për Interin përballe Milanit, dhe e di se sa respekt të imponon kjo fanellë.”- përfundoi serbi, i cili nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Milanin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.