Bernard Berisha merr ftesë nga Përfaqësuesja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bernard Berisha është emri që bie më shumë në sy në listen e të thirrurve nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në prag të miqësores që do të zhvillohet ndaj shtetit afrikan të Burkina Fasos. Veç Berishës bien në sy edhe lojtarë të tjerë që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve me Skënderbeun e Korçës, siç janë Leonit Abazi e Bajram Jashanica. Në sy bien edhe Celina i Manchester City si dhe disa lojtarë të tjerë që luajnë në ekipe me emër si Ujkani, Kryeziu, Sulejmani e Rashani.

Lista e plotë:

Samir Ujkani (Genoa), Visar Beka (Prishtina), Granit Kolshi (Ferronikeli), Ilir Berisha (Gefle), Avni Pepa (Vestmannaeyjar), Loret Sadiku (Mersinspor), Fanol Përdedaj (FSV Frankfurt), Leonit Abazi (Skënderbeu), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Shkëlqim Pacolli (Hajvalia), Imran Bunjaku (Schafhausen), Mërgim Brahimi (Wholen), Enis Alushi (St. Pauli), Anjel Raskaj (Sandness), Hekuran Kryeziu (Luzerne), Besar Halimi (FSV Frankfurt), Valmir Sulejmani (Hannover 96), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Bernard Berisha (Skënderbeu), Bersant Celina (Manchester City), Flamur Kastrati (Stromsgodset), Albert Bunjaku (St. Gallen), Erton Fejzullahu (Beijing Guoan), Elbasan Rashani (Brondby).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.