Besa e Kavajës zyrtarizon trajnerin

0
SHPËRNDAJE


Kategoria e Parë/ Bledar Sinella sezonin fundit arriti të debutonte si trajner në Kategorinë Superiore, duke drejtuar skuadrën e Laçit në 12 ndeshje.

Pas humbjes 1-5 në shtëpi me Skënderbeun ai u largua nga bardhezinjtë, ndërkohë që tanimë duket se do të nisë një eksperiencë të re në Kategorinë e Parë.

Sipas “Panorama Sport”, Sinella do të kthehet në krye të Besës, skuadër që ai e ka drejtuar edhe më parë. Kavajasi është përzgjedhur mes shumë kandidaturave për të drejtuar verdhezinjtë dhe shumë shpejt do të nisë nga puna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.