Besa firmos me portierin amerikan

0
SHPËRNDAJE

10999982_10153057185347427_782715538622183199_n
Austin Rogers

Austin Rogers nga Oregon i Shteteve të Bashkuara do të nisë zyrtarisht aventurën e tij shqiptare te Besa e Kavajës, e para herë që një futbollist amerikan do të zbresë zyrtarisht në fushat e futbollit shqiptar. Rogers kishte gati dy muaj që stërvitej te klubi kavajas dhe firma erdhi vetëm tani, firmë që do ta lidhë me ekipin e Besës për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Jam i lumtur që firmos këtu për gjashtë muaj te Besa Kavajë. E pres me padurim ta kaloj këtu vitin 2016 në Kavajën me diell. Falenderoj menaxherin Ervin Baku që e bëri çdo gjë më të thjeshtë për mua,” – u shpreh në rrjetet sociale portieri Rogers.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.