Besar Halimi ka vazhduar të shkëlqejë në skuadrën e Brondbyt, shënon 2 gola

0
SHPËRNDAJE


Besar Halimi ka vazhduar të shkëlqejë në skuadrën e Brondbyt
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është duke shkëlqyer në kampionatin danez, ku ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e para.

Halimi ndjehet i lumtur për golin që shënoi para tifozëve të tyre.

“Tjetër gol i shënuar me fanellën e Brondbyt dhe fitore fantastike para tifozëve tanë”, shkruan Halimi në Facebook.

Halimi në ndeshjet e fundit nuk është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, por nëse vazhdon me formë të tillë, atëherë do të mund të kthehej sërish në Kombëtare për ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Kupën e Botës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.