Besart Berisha fitues ndaj Juventus

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13709890_10150654583934944_8400371540453733471_n
Besart Berisha

Melbourne Victory mundi pas penalltive 4-3 një Juventus disi eksperimental në turneun “International Champions Cup” pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Në fillim shënoi spanjolli Moreno me një parabël të pabesueshme nga mesi i fushës dhe më pas barazoi Ingham pas një aksioni të bukur në qendër.

Sulmesi prishtinas Besart Berisha luajti 65 minuta të ndeshjes duke bërë një goditje të bukur me kokë në pjesën e parë, i vetmi rast i mirë në këtë pjesë për australianët por priti portieri Neto.

Në këtë turne marrin pjesë edhe Tottenham dhe Atletico Madrid që do të ndeshen bashkë mes tyre më vonë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.