Besart Berisha, gol dhe rekorde në Australi (Video)

0
SHPËRNDAJE

Besart Berisha
Besart Berisha

Legjionarët/ Besart Berisha vijon formën e tij të shkëlqyer në kampionatin Australian. Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory veç pikës që i dha skuadrës me golin e tij, tashmë po shkon edhe më tej duke regjistruar rekorde të reja. Në ndeshjen ndaj Newcastle Jet që përfundoi me rezultati 1-1, Berisha shënoi golin e tij të 16-të sezonal duke u futur në historinë e këtij klubi si asnjë lojtar tjetër më parë. Si zakonisht ai e nisi ndeshjen titullar teksa miqtë e Jets do të kalonin në avantazh në pjesën e parë. Ndërkohë në minutën e 57′-të, Berisha merr një asist nga Delpierre dhe barazon shifrat duke mposhtur portierin kundërshtar. Me këtë pikë të marrë Melbourne Victory mbetet në zonën e Play Off.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.