Besart Berisha gol në kupë, kualifikohet edhe Rexhepi

0
SHPËRNDAJE

Besart Berisha shënoi një gol duke ndihmuar Melbourne Victory në fitoren 3-2 ndaj Rockdale City, duke kaluar kështu në çerekfinale të kupës së Australisë. Kampionët në fuqi u gjendën në vështirësi ndaj ekipit modest të Rockdale që luftoi me shumë zemër por pa arritur të shkaktojë befasinë e madhe. Berisha shënoi pas një zhytje të bukur me kokë duke e çuar rezultatin përkohësisht në 2-0 për Melbourne Victory.

Nga ana tjetër befasi e madhe ishte kualifikimi i Hume City në mesin e tetë më të mirave të Australisë. Në radhët e këtij ekipi mëse modest luan edhe shqiptari nga Kosova, Shane Rexhepi i cili ishte personazhi ynë kryesor i para pak ditëve.

(Shih: http://minuta90.com/australi-histori-heroizmi-e-inspirimi-e-futbollistit-shqiptar/)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.