Besart Berisha s’e harron zakonin, shënon dy herë në Australi (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

brshSezonin e ndërron, por zakonin s’e harron. Besart Berisha ka shënuar sërish në Australi. Sulmuesi nga Prishtina, pas pushimit veror e ka filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri, megjithëse bëhet fjalë vetëm për një takim miqësor. Besarti tregoi se është në formë mjaft të mirë, teksa realizoi një dygolësh në miqësoren që skuadra e tij Melburne e fitoi 4-3 ndaj Hume Cityt. Shqiptar fiksoi golin e parë në minutën 27, ndërsa i dyti erdhi në të 90+2. Ishte pikërisht realizimi i tij që prishi barazimin, duke sjellë sukesin për Melbourne Victory, që për disa minuta u gjend në disavantazh.

KLIKONI PER GOLAT E BERISHES

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.