Besart Ibraimi: Jam profesionist, do jap maksimumin megjithëse doja që ne të gjithë të ishim pjesë e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ibraimi
Besart Ibraimi, autori i 4 golave për Shkëndijën në eliminatoret e Liga Evropa, së fundmi ka marrë ftesën nga ana e seleksionuesit të Maqedonisë, Igor Angellovski, për ndeshjen e 05 shtatorit kundër Shqipërisë.

Pikërisht paraqitjet e tij mbresëlënëse bindën Angellovskin për ti bërë ftesë bomberit kërçovarë, i cili në këtë mënyrë rikthehet në përfaqësuesen “verdhë e kuq” pas gati dy vitesh.

Mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gentit, Besart Ibraimi u intervistua nga ana e kolegëve të Digitalb Supersport, ndërsa Alban Xhihani, nuk lëshoi rastin për të pyetur atë edhe për ndeshjen që ai do të luajë kundër Shqipërisë.

“Të them të drejtën, neve futbollistët nuk e kemi fajin. Shqiptarët janë të ndarë. Do kishim dashur të gjithë të luajmë për Shqipërinë, por fati ka dashur që jemi lindur këtu dhe luajmë për këtë shtet. Nuk jemi ne fajtorë që shqiptarët janë të ndarë, ne jemi profesionist, do hyjmë në fushë dhe do tregojmë atë që mundemi“ – tha Besart Ibraimi pas përfundimit të ndeshjes kundër Gentit.

Ndeshja Shqipëri – Maqedoni, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018” do të zhvillohet me 05 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa përveç Ibraimit, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në këtë përballje do të jenë edhe Ferhan Hasani, Agim Ibraimi, Ezgjan Alioski dhe Leonard Zhuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.