Besëlidhja konfirmon dy afrime nga Pogradeci

0
SHPËRNDAJE


Kategoria e Parë/ Musa Bangura dhe Çeik Konte janë dy lojtarët që mund të konsiderohen pjesë e Besëlidhjes, pasi vetë drejtori teknik i lezhjanëve, Kristi Memi, ka konfirmuar arritjen e akordit me ta.

Bangura luan si sulmues, ndërsa Konti si mbrojtës qendror dhe mesfushor difensiv. Që të dy kanë qenë pjesë e Pogradecit vjet, me sulmuesin që ka bërë një sezon të mirë.

Aktualisht të dy lojtarët ndodhen në Lezhë dhe pritet vetëm që të nënshkruajnë me Besëlidhjen, që deri në këto momente ka njohur vetëm largime, pasi kanë ikur Sidibe, Kamara e Ndreca, tre lojtarë që kanë spikatur me skuadrën e drejtuar nga Alban Bruka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.