Besëlidhja/ Lezhjanët e shohin me shqetësim gjendjen në “vendnumëro”

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ndryshe nga vitet e tjera, edhe pse korrikut po i vjen fundi, ende nuk ka ndonjë përcaktim të datës zyrtare për grumbullimin e Besëlidhjes. Deri tani është përmen- dur data 1 gusht, por ka gjasa që edhe kjo datë të mos e grumbullojë Besëlidhjen për të nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Deri tani skuadra lezhjane nuk ka ndonjë emër konkret trajneri, ndonëse kanë qenë disa emra të lakuar.

Madje edhe të vetëofruar, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Besëlidhja do të nisë sezonin e dhjetë në nivelin inferior dhe kjo e ka shqetësuar pa masë tifozërinë lezhjane, që është e shumtë në numër dhe ndjekëse e rregullt edhe e seancave stërvitore të skuadrës së tyre.

Në historinë e saj 87-vjeçare, në kampionatet tona kombëtare Besëlidhja njeh rreth 25 pjesëmarrje në elitë, por dekada e fundit është shokuese për tifozërinë. Këtë e shprehin në bisedat e tyre të përditshme ku presin me padurim grumbullimin e saj.

Një grup tifozësh kërkoi që të prononcohet për “Panorama Sport” për të shprehur shqetësimet e
tyre në lidhje me skuadrën e tyre të zemrës, ata u shprehën kështu:

“Jemi tepër të shqetësuar për sa i përket fatit të Besëlidhjes për sezonin e ri futbollistik. Ne jemi mësuar tradicionalisht që skuadrën ta ndjekim në stërvitje që në mes të korrikut, ndërsa sivjet po hyn gushti dhe nuk kemi asnjë lajm të mirë. Besëlidhja është e vetmja pasuri argëtuese që na ka mbetur, ndonëse qyteti është rritur me më shumë se dhjetëfish, por zhvillimi i sportit nuk po i përgjigjet kohës, ndaj për këtë jemi të shqetësuar. Besëlidhja është një skuadër që nuk ka qëndruar gjatë në elitë, por edhe në kategori inferiore, përsëri nuk ka qëndruar aq gjatë. Dekada e fundit ka thyer rekordin e saj në nivelin inferior dhe përsëri të ardhmen, të paktën edhe për sezonin e ri, e shohim të zymtë. Gjithsesi, deri në nisje të sezonit të ri, ka ende kohë të mjaftueshme, ndaj shpresojmë në një organizim të skuadrës në mënyrë që të mbetet në mesin e pretendenteve për për t’u ngjitur në Superiore”, kështu e mbyllën bisedën e tyre një grup tifozësh të Besëlidhjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.