Besëlidhja mban hapin e kreut, shkatërron Adën në transfertë

0
SHPËRNDAJE

imageKategoria Parë/ Besëlidhja e Lezhës ka mbajtur hapin e dy skuadrave të kreut teksa në ndeshjen e sotme arriti të marrë një fitore bindëse në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj mposhti në “Reshit Rusi” lehtësisht Adën e Velipojës qëndrejtohet nga ish trajneri i lezhjanëve, Kreshnik Krepi. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-4, një rezultat ky që i përgjigjet edhe asaj që u pa në fushën e lojës. imageNjë dygolësh i serbit Bajic dhe golat e Marashit e Gjorgjević vulosën fitoren e Besëlidhjes që tashmë afrohet sërish me kreun duke e patur vetëm 2 pikë larg. Ndërkohe Ada nuk përfiton nga humbja e Mamurrasit për të thelluar diferencën me këta të fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.