Besëlidhja më në fund zyrtarizon trajnerin

0
SHPËRNDAJE

11150326_361120217420594_663662215493491676_n
Kreshnik Krepi (Foto: Gjon Gjeka)

Ashtu siç pritej prej kohësh Besëlidhja e Lezhës ka emëruar trajner Kreshnik Krepin, të riun 32-vjeçar nga Shkodra që zë vendin e lezhjanit Ridvan Kulli. Krepi është shprehur shumë i kënaqur me këtë emërim dhe menjëherë ka shprehur hapur synimin e tij që është asgjë më pak se kalimi në Superiore e Besëlidhjes.

Krepi është ndalur gjithashtu te përvoja që zotëron edhe pse ka një moshe relativisht të re për të qenë trajner i parë i një ekipi me histori dhe traditë si Besëlidhja, shtatë herë kampione e Kategorisë së Parë. “Zotëroj çdo kualifikim,” shprehet Krepi që ka plot gjashtë vite si pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

“Vetëm me punë dhe përkushtim do të shikoni një skuadër që do të fitojë besimin tuaj,”- u është drejtuar trajneri Krepi tifozëve të ekipit lezhjan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.