Besëlidhja ndaj Kamzës nuk humbi ndeshjen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15003216_767272196746406_4528025468320903823_oKa vite që ekipi lezhjan shkon deri te cezma por nuk pi dot ujin e kategorisë Superiore por sivjet, me sa duket as nuk do ta marrë fare mundimin ti afrohet cezmës. Pas barazimeve zhgënjyese ndaj Tërbunit dhe Ilirisë, ka ardhur edhe humbja ndaj pretendentes kryesore, Kamzës. E ka ardhur madje brenda në Lezhë pas një rezultati dhe loje bindëse 1-3.

Eshtë normale në një ndeshje futbolli të humbësh por Besëlidhja kësaj radhe nuk humbi ndeshjen por shumë më tepër se kaq. Humbi besimin e tifozëve të saj, humbi seriozitetin për garën teksa në fushë ndaj Kamzës nuk jepte as 50% të impenjimit që kërkon një ekip pretendent, humbi në fund edhe një trajner të zotin si Stavri Nicën i cili u dorëzua para realitetit të zymte duke dhënë dorëheqjen.

Kamza pret urimet e rastit pasi edhe sikur të luajë me formacionin e dytë përgjatë gjithë pjesës së mbetur të sezonit, ka mbërritur te cezma dhe e ka siguruar që tani elitën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.