Besëlidhja rikthehet tek fitorja, Tomorri ndalet në shtëpi nga Dinamo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e Parë/ Besëlidhja i ka dhënë fund serisë së njëpasnjëshme të barazimeve që e kishte larguar nga Kamza kryesuese në Grupin A të Kategorisë së Parë. Lezhjanët e drejtuar nga Bruka kanë fituar sot me vështirësi ndaj Burrelit në një duel shumë të komplikuar që u zgjidh vetëm në minutat e fundit.

Edhe pse shënuan shumë shpejt me Seminën, gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë humbën disa raste të mira për të dyfishuar rezultatin dhe para fundit të pjesës së parë pësuan golin e barazimit nga Husein.

Vendasit u shfaqën shumë më kërkues në pjesën e dytë duke synuar të mbyllnin ndeshjen, por u desh të prisnin deri në minutën e 88-të për të festuar një gol, kur Kamara çoi topin në rrjetë duke i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Në Grupin B, Tomori dhe Dinamo kanë ndarë pikët në sfidën e fundit që luhej në këtë grup. Beratasit kaluan në avantazh me penalltinë e Çaços në pjesën e parë, por u arritën nga rrjeta e Sallakut kur mbeteshin vetëm 4 minuta deri në mbyllje të kohës së rregullt.

Grupi A

Besëlidhja-Burreli 1-1
9’ Semina, 88’ Kamara / 41’ Husain

Grupi B

Tomori-Dinamo 1-1
37’ (p) Çaço / 86’ Sallaku

S'KA KOMENTE

Comments are closed.