Besëlidhjes s’i shërben euforia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Besëlidhjes duket se është ende me emocionet e Kupës së Shqipërisë teksa lezhjanët eliminuan një skuadër pretendente si Partizani.

beselidhja-sopoti-2-1-nga-ndeshjaDritan Smajli, por edhe protagonistë të tjerë të skuadrës shfaqen me deklarata mediatike, por në fakt Kupa nuk është objekivi i Besëlidhjes megjithëse duhen përgëzuar për respektimin kundrejt kësaj gare dhe njëkohësisht kundrejt tifozerisë se tyre.

Lezhjanët duhet të kuptojnë se janë larg Kamzës dhe realisht ekipi i B. Devollit është kundërshtari për tu mundur, i cili i mposhti thellë 1-3 në shtëpi lezhianët. Do të ishte e udhës që të harrohej Partizani dhe mendja të fokusohej në kampionat, gjithsesi stafi dhe presidenca, por edhe lojtarët e Besëlidhjes e dinë më mirë se gjithkush punën e tyre.

Thjesht, deri tani nuk janë në rrugën e duhur në kampionat dhe duket sikur po mundohen që këtë dështim të deritanishëm ta kamuflojnë me kualifikimin ndaj Partizanit! A thua se fituan Kupën e Shqipërisë?

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.