Beshiktash kërkon dy lojtarët e Kombëtares shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Etrit Berisha
Etrit Berisha

Etrit Berisha dhe Ermir Lenjani janë dy prej lojtarëve më të mirë të Shqipërisë në këtë Europain, teksa flitet se kanë rënë edhe në syrin e shumë agjentëve të skuadrave të ndryshme Europiane.

Orët e fundit mendohet se të dy lojtarët kërkohen nga Beshiktash. Për Berishën dhe Lenjanin gjasat janë që të transferohen në Superligën e turke, teksa në skuadrat aktuale ku aktivizohen nuk kanë qenë si zgjedhje të para gjatë gjithë sezonit si tek Lazio ashtu edhe tek Nantes.

Ermir Lenjani
Ermir Lenjani

Për më tepër kalimi i tyre tek kampionët e Turqisë do të ishte një hap i madh në karrierë duke parë faktin se Beshiktash luan edhe në Champions League Sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit turk janë duke menduar për përforcime pasi duan të bëjnë një paraqitje dinjitoze, ndaj dhe mendon transferiminne dy lojtarëve që në planin personal po spikasin në Europian me paraqitjet e tyre në “Euro 2016”.

Tashmë për momentin gjërat mbeten në ajër, por pritet që të qartësohen pas përfundimit të aventurës së Shqipërisë në Europianin e Francës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.