Beshiktashi i Gomez paralajmëron Skënderbeun, “rreh” një shqiptar

0
SHPËRNDAJE

BeshikNë pritje për t’u ndeshur pas 4 ditësh me Skënderbeun, Beshiktashi ka dalë fitimtar në sfidën e parë me një…shqiptar. Skuadra turke, falë dy golve të Mario Gomez, ka mposhtur Basaksehir të Sokol Cikalleshit gjatë javës së katërt të kampionatit. Në fakt, sulmuesi shqiptar është aktivizuar vetëm në minutën e 63-të si zëvenësues, atëherë kur ndeshja praktikisht ishte vulosur në shifrat 2-0, ashtu siç edhe përfundoi.

Fitorja e turqve, natyrisht është një lajm jo i mirë për Skënderbeun para ndeshjes së grupeve të Europa League, pasi tregon se Beshiktashi është në një formë të jashtëzakonshme dhe sigurisht që për skuadrën e Josës do të jetë tepër e vështirë t’i marrë qoftë edhe një pikë, pavarësisht se ndeshja luhet në tokën shqiptare. Përballë një Mario Gomez të papërmbajtshëm s’do të jetë fare e lehtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.