Besnik Hasi fillon “Operacionin Fshesa” tek Olimpiakosi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Greqi / “Nis Fshesa e Besnik Hasit në Greqi”. Trajneri shqiptar ka nisur punën me skuadrën e tij të re, Olympiacosin duke vendosur pikat mbi “I”. Sipas mediave të vendit fqinjë, Hasi ka zhvilluar një mbledhje të gjatë me lojtarët përpara seancës së parë stërvitore duke u bërë me dije se ka marrë dy vendime të rëndësishme. Dy lojtarë të skuadrës aktuale nuk janë në planet e 45-vjeçarit, i cili u ka kërkuar të kërkojnë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën e tyre. I pari në listë është sulmuesi kolumbian, Felipe Pardo. Klubi është i pakënaqur me sjelljen e lojtarit i cili është kthyer me vonesë dhe për më tepër me disa kgt më tepër nga pushimet. Vitin e shkuar ai u transferua nga Braga për në Pire por mesa duket Hasi synon ta largojë pasi nuk bën pjesë në planet e tij. Një tjetër emër është edhe argjentinasi Esteban Cambiasso. Mesa duket, karriera e ish mesfushorit të Interit te Olympiacosit është drejt fundit dhe Cambiasso me shumë mundësi ai mund të emërohet në një detyrë drejtuese në akademinë e klubit bardhekuq. Gjithsesi, një tjetër alternativë për Cambiasson është edhe rikthimi në Argjentinë për të mbylur karrierën në radhët e River Plate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.