Besnik Hasi futet në garën 3-she për të drejtuar kampionët

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ndërkohë mësohet se drejtuesit e Skënderbeut kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas asaj që raporton SuperSport, emri më i përfolur është ai i Ilir Dajës. Ish-trajneri i Tiranës ka qenë edhe më parë i lidhur me Skëndërbeun, por asnjëherë nuk e mori drejtimin e kampionëve.

Por jo vetëm emri i Dajës qarkullon në Korçë. Orët e fundit përmendet edhe një emër tjetër i mjaft i njohur, dhe është pikërisht Besnik Hasi.

Ish trajneri i Anderlehtit dhe Legias së Varshavës aktualisht është pa skuadër, por megjithatë duket e vështirë që ai të marrë drejtimin e Skënderbeut.

Megjithatë emri i tij qarkullon në ambjentin sportiv në Korçë, aty ku ndoshta Agostineli po kalon orët e fundit si trajner i kampionëve.

minuta90.com nga burime ekskluzive vendos Redi Jupin në “polposition” për të marrë “Ujqërit e Dëborës”. Ish trajneri i U-21 tashmë është gati për të marrë një klub.

Votoni ju kush ka më shumë shanse.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.