Besnik Hasi kandidat për stolin e ekipit të Premier League

0
SHPËRNDAJE

during the Barclays Premier League match between Swansea City and Aston Villa at Liberty Stadium on March 19, 2016 in Swansea, United Kingdom.
Stoli aktual i Aston Villas

Tingëllon e vështirë për tu besuar por është mëse e vërtetë. Prestigjiozja britanike Daily Mail raporton se në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e klubit të Premier League, Aston Villa, është në listë edhe emri i shqiptarit Besnik Hasi, që aktualisht po drejton belgët e Anderlecht.

Trajneri aktual te Aston Villa, Remi Garde, i ka orët e numëruara dhe pritet shkarkimi i tij ndërsa klubi po shqyrton emrat e Hasit, por edhe të Nigel Pearson (ish-Leicester), Steve Bruce (Hull City) dhe Tony Pulis (West Brom).

Pearson ngelet kandidati kryesor për stolin e Villas por edhe Hasi duket se po i bind drejtuesit pasi shquhet për promovimin e të rinjve ndërsa edhe menaxhon mirë lojtareët që janë në moshë të madhe. Hasi ka fituar titullin kampion dhe superkupën e Belgjikës ndërsa ka patur ecuri të mirë edhe në garat europiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.