Bicaj: Goli na dha qetësinë e duhur, fitore e merituar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ditmar-bicajMbrojtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, u shpreh se ishte një fitore e merituar.

“E kishim vlerësuar pasi e dinim se do ishte e vështirë, ishte një rival direkt i joni. Pas një pjesë të parë të mirë, ai gol i shënuar na dha qetësinë e duhur dhe më pas e administruam më mirë”.

Vuajtja në fund? Nuk duhet t’i heq vlerat sulmuesit Alves. Ishim nervoz dhe nuk kishim qetësi. Në pjesën e dytë zbatuam detyrat e trajnerit dhe ishte më e lehtë”.

“Kalendari i ngjeshur? Ekipi është realitivisht me moshën më të re. Është diçka që nuk na shqetëson.”

“Nuk jam xheloz se shënon shoku i repartit. Gëzohem kur fiton ekipi. Unë ndoshta shënoj ndeshjen tjetër”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.