Bicaj për minuta90.com: Dua të fitoj çdo ndeshje me Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

15122926_579260735601660_5663596439319679690_oDitmar Bicaj, mbrojtësi i Vllaznisë, gjatë një prononcimi për minuta90.com shprehet se do të fitojë çdo ndeshje me kuqeblutë.

“Unë dua të fitoj çdo ndeshje, kjo falë edhe të kaluarës time. Ka ardhur koha që t’i ndryshojmë mentalitetin kësaj skuadre që 5 vitet e fundit ka luajtur për mbijetesë. Jemi një grup i mirë me djem të mrekullueshëm, gjithësecili nga ne duhet të japë maksimumin për këtë fanelë. Ndaj Skënderbeut kemi nevojë për ndihmën e tifozëve”,-tha Bicaj.

Shtatlarti i mbrojtjes shkodrane largoi edhe aludimet e javëve të fundit që theksojnë se ai do të largohet në merkaton e janarit.

“Nuk do të largohem nga Vllaznia, janë thjesht aludime gazetash. Oferta kam nga jashtë, por nuk do të lëviz nga Shkodra deri në fund të kontratës, pasi kam një kontratë me Vllazninë dhe trajnerin Armando Cungu”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.