Bie besimi te Bayern, Ançelotti në fokus të kritikave

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15128935_1264939946910410_5543903412082190672_oGjermania e Futbollit është zgjuar këtë të enjte me diskutimin për humbjen e Bayern Munchen ndaj Rostov, në Champions League. Kush mendonte se formacioni bavarez do të shpallej kampion në Champions League, ndoshta ka ndryshuar mendje dhe këtë e reflekton dhe një sondazh i fundit i gazetës “Bild”.

E përditshmja e njohur pyeti lexuesit se kush do të fitojë Champions League dhe në 172 mijë lexues të regjistruar që u përgjigjën, vetëm 46% mendon se Bayern do të jetë në fron. Kjo është një shifër e ulët kur konsiderohet se në fillim të sezonit, DPA (Deutsche Presse Agentur) kishte treguar mes trajnerëve rivalë plot 77%.

Asokohe vetëm 4 trajnerë kishin mendim të ndryshëm nga Bayern, në një sondazh që u konsiderua favorit për kampionët, dukshëm në nivel superior me të tjerët. Sondazhet janë domethënës në futbollin gjerman dhe te Bajern duket se diçka nuk shkon.

Pas humbjes me Borusian, vetëm 5 lojtarë shkuan për të falenderuar tifozët. Ky gjest nuk i pëlqeu mbështetësve që kishin udhëtuar 600 kilometra për të parë ekipin e zemrës.

Gjithçka tani po rëndon mbi trajnerin Ançeloti, i marrë në skuadër për të fituar Champions, por pa diskutuar Bundesligën. Ançelotti nuk ka kontribuar në rritjen e ekipit dhe në Mynih duan një shkundje, që mund të vijë edhe me shkarkimin e bujshëm të italianit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.