Bie pas 4 javësh Manchester United, e përmbys Swansea (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Rrëshqet Manchester Unitedi i përforcimeve milionere, që ka pësuar një humbje me përmbysje në transfertë gjatë Swansea. Ishte pikërisht humbja e parë e “Djajve të kuq” në sezonin e ri, teksa ka mbetur në kuotën e 7 pikëve pas katër javësh kampionat, ku mbajnë pozicionin e pestë në renditje. E të thuash që të parët, të cilët kaluan në avantazh ishin në të 48′ pikërisht miqtë e drejtuar nga Van Gaal. Shaë ngulmoi nga krahu i majtë majtë, duke harkuar një top që gjeti Juan Matan, i cili arriti të shënonte golin e 50-të në Premier Leaguen angleze. Por vetëm rreth çerek ore kaloi dhe Andre Ayeë që e barazoi rezultatin (61’), pas një asisti të Sigursson. Rrokullisja e rezultatit erdhi në të 66′, atëherë kur Gomis mori një top nga Ayeë, duke çarë mbrojtjen e United dhe duke gjetur golin. Më kot janë përpjekur djemtë e Van Gaal për të gjetur të paktën barazimin, sepse si përfundim gjithçka u mbyll 2-1. Swansea tani është një pikë përpara Rooney & Co., duke fiksuar fitoren e dytë pas 4 ndeshjesh. Në takimin tjetër që u luajt sot për Premier League u regjistrua një rikthim i furishëm te fitorja për Southempton, që mposhti 3-0 Norwich.

https://www.youtube.com/watch?v=9xFeC24T70U

S'KA KOMENTE

Comments are closed.