Bilbao & Dortmund, mbrëmje “e çmendur” (Video)

0
SHPËRNDAJE

Athletic Bilbao dhe Borussia Dortmund kanë arritur të dhurojnë dy nga ndeshjet më spektakolare të mbrëmjes në Europa League me kundërshtarët e tyre respektivë Zilina dhe Odd. Spanjollët e Athletic Bilbao në përfundim të pjesës së parë ndodhen në avantazh të dyfishtë falë golave të Zuloaga dhe Sola. Baskët hedhin poshtë të gjithë punën e mirë deri në atë moment dhe në pjesën e dytë arrijnë të pësojnë 3 gola nga sllovakët. Paur dhe Willian zhvillojnë një ndeshje fantastike për sllovakët dhe Willian arrin të shënojë golin e fitores në minutën e 94’.

dortmund

Nga ana tjetër Dortmund ka kryer një përmbysje spektakolare në dëm të norvegjezëve të Odd. Gjermanët e shohin veten në disavantazh të trefishtë pas vetëm 22 minutash lojë, me vendasit që shënojnë me anë të Ruud, Samuelsen dhe Nordkvelle. Aubameyang ngushton rezultatin në minutën e 34’ duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-1. Me të filluar pjesa e dytë Kagawa shënon golin e dytë dhe rihap takimin, me Dortmundin që hidhet i gjithi në sulm në kërkim të barazimit i cili vjen në minutën e 76’ me Aubameyang. Mkhitaryan plotëson përmbysjen 5 minuta nga fundi duke kurorëzuar një mbrëmje fantastike për verdhezinjtë.

Në vijim mund të ndiqni golat e shënuar në të dyja ndeshjet:

https://www.youtube.com/watch?v=czZvjrstn94

https://www.youtube.com/watch?v=LZDXiIbg5WI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.