Bilbilat shqiptarë një hap larg historisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11793203_10153414619152254_24997328_nKanë gjykuar me kompetencë një ndeshje që në letër dukej e thjeshtë por që është kthyer në shumë të ndërlikuar siç ishte ajo mes Birkirkara të Maltës dhe West Ham të Anglisë, takim i kthimit i raundit të dyte eliminator të Europa League. Ata janë Enea Jorgji kryesor, Ridiger Çokaj e Astrit Mahmuti anësorë dhe Kridens Meta gjyqtar i katërt.

11791629_10153414619167254_667681972_n

Dy herë i është dashur Jorgjit të përjashtojë nga loja me karton të kuq, nga një lojtar për secilën skuadër si dhe ka nxjerrë plot shtatë të verdhë. Për të mos folur më pas për lojën që shkon në shtesë dhe pas penalltive, mes zvarritjeve dhe fatit kualifikohen anglezët përballë një ekipi nga Malta që kurrë nuk e ka parë veten në këtë rang.

Në rast kualifikimi të maltezëve, ky rezultat do të hynte në histori si një prej befasive më të mëdha në kupat europiane të të gjitha kohërave, dhe gjyqtarët shqiptarë do të ishin pjesë e kësaj ngjarje. Por nuk ndodhi kështu, ndonëse për Enea Jorgjin me shokë kjo do të hyjë në netët që do të mbahen mend gjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.