Tallja e “Bild”: Pep, a di gjermanisht?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

guardiola

Mediat gjermane kanë vënë në shënjestër Pep Guardiolën duke ironizuar rreth gjermanishtes së tij dhe faktit që nuk arrin të kuptohet ende nga lojtarët e tij. Si fillim ishte Hitzfeld i cili e kritikoi në distancë Guardiolën duke thënë se gjuha kryesore në dhomat e zhveshjes së Bayernit është spanjishtja dhe jo më gjermanishtja. Edhe prestigjozja Bild e ka ironizuar sot trajnerin spanjoll duke akuzuar se Pep ka probleme komunikimi me lojtarët duke qenë se një pjesë e tyre nuk arrijnë ta kuptojnë siç duhet prej gjermanishtes së tij. Jo vetëm komunikimi, trajneri i Bayernit është kritikuar edhe për zëvëndësimet e pakuptimpta, sidomos ai i Muller në ndeshjen kundër Wolfsburgut, pak minuta para fundit kur dihet se Thomas është lojtari i parë që godet 11-metërshat te Bayerni.

Për ta mbyllur, mediat gjermane duan të njohin të ardhmen e Pep Guardiolës i cili në konferencën e të premtes la shumë dyshime rreth rinovimit të kontratës së tij me Bayernin pasi ende nuk ndihej i sigurtë. Një gjë e tillë mund ti shqetësojë jo pak lojtarët në dhomat e zhveshjes pasi nuk do ndiheshin të sigurtë rreth të ardhmes së trajnerit të tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.