Bild / Schweinsteiger transferohet te Manchester United

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bastian

Lajme të bujshme vijnë nga Gjermani sonte në mbrëmje ku sipas gazetës Bild, Bastian Schweinsteiger është një hap pranë kalimit te Manchester United. Sipas të përditshmes gjermane, marrëveshja është arritur dhe konfirmon zërat e fundit që qarkullonin rreth të ardhmes së mesfushorit gjerman.

Schweini do të përfitojë nga kontrata e re 10 milionë euro në sezon, aq sa përfiton edhe te Bayern, ndërsa në arkat e klubit gjerman do të shkojnë nga 18 deri në 20 milionë euro. Në moshën 30 vjeçare mesfushori gjerman largohet nga Bundesliga dhe transferohet në Premier League-n angleze ku do jetë nën urdhrat e ish trajnerit të tij te Bayern, Louis Van Gaal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.