Biletat në Elbasan, ja si veprohet

0
SHPËRNDAJE

14249901_1699790220347029_2861642978968236076_o

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja Eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri–Izrael e planifikuar për t’u luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan, ka studiuar zgjidhjen për transferimin e biletave të shitura deri tani për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që tashmë do të luhet në Elbasan dhe jo më në Shkodër, siç ishte planifikuar.

Çdo tifoz që ka blerë biletë online, ka një dokument të printuar me dokumentin e hyrjes në stadium dhe vendin ku do të ulet, ndërsa thjesht do t’i transferohet ky dokument për në stadiumin e Elbasanit.

Biletat që janë blerë në qytetet e Shqipërisë si Tiranë dhe Shkodër do të ndërrohen në sportelet e biletave, duke dorëzuar biletën e vjetër për të marrë biletë për në Elbasan.

Ndërkaq, FSHF është treguar e gatshme të diskutojë edhe rimbursimin e biletave që do të kthehen mbrapsht sa më shpejt, për shkak të pamundësisë që mund të kenë tifozë të caktuar për të udhëtuar për në Elbasan. /minuta90.com/

fshf-biletat

S'KA KOMENTE

Comments are closed.