Bind Juventus, fiton edhe Superkupën (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Juventus tregon edhe njëherë se mbetet ekipi për t’u mposhtur në Itali. Pasi mori titullin kampion dhe kupën e Italisë, tashmë bardhezinjtë marrin edhe trofeun e Superkupës, duke bërë kështu tripletën përsa i përket trofeve në Itali. Në ndeshjen e zhvilluar në Kinë, Juventus nuk i ka dhënë asnjë mundësi ekipit të Lazios për të triumfuar përballë tyre, teksa dominuan krejt takimin dhe duke e fituar atë me rezultatin 2-0.

imageGolat e shënuar nga Mandzukiç dhe Dybala i japin trofeun e parë sezonal ekipit të drejtuar nga Allegri. Pas një pjesë të parë disi të barabartë e cila përfundoi ke rezultatin 0-0, në pjesën e dytë bardhezinjtë shkarkuan të gjitha bateritë dhe arritën të shënojnë dy gola me sulmuesit e tyre kryesorë. Juventus tregon edhe njëherë supermacinë përballë ekipeve italiane, duke lëshuar kështu paralajmërimin se ata janë ende ekipi për t’u mposhtur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.