Bind Teuta, Laçi zhytet në krizë

0
SHPËRNDAJE

Laçi – Teuta 1-2

Shënues: Souza 87′ / Jonathan 10′, Magani 61′

Laçi: Selmani, Souza, Çela, Sefgjini, Musaj, Mustafa, Muçmata, Vuthi, Dosti, Bardhi. Trajner: Stavri Nica

Teuta: Rizvani, Lukić, R.Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Hila, Dita, Musta, Çyrbja, Magani, Jonathan. Trajner: Gugash Magani

Skuadra e Gugash Maganit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Laç teksa mposhti vendasit me rezultatin 12. Teuta vazhdon të tregojë një formë të mirë në kampionat duke vazhduar me rezultet pozitive teksa tashmë ndan vendin e tretë me Kukësin që ndodhet në kuotën e 44 pikëve ashtu si edhe durrsakët. Ndërkohë skuadra e Laçit pas kësaj humbje tashmë rrezikon më shumë se kurrë pasi distanca me vendet e fundit sa vjen e ngushtohet. Për më tepër ekipi i Stavri Nicës po kalon një moment negativ në kampionat pasi ka kohë pa shijuar fitoren qoftë edhe në fushën e saj. Kanë qenë dy sulmuesit Jonathan dhe Magani që me golat e tyre i dhanë 3 pikët e arta Teutës. Sulmuesi brazilian zhbllokoi shifrat në minutën e 10′-të, ndërkohë ai peqinas vulosi shifrat ne 0-2 në minutën e 61′. Ndërsa goli i Souzës në minutën e 87′ vlejti për statistikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.