Birkirkara shumë pranë rekordit, e ndalin vetëm penalltitë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

miccoli
Fabrizio Micoli

Skuadra malteze e Birkirkara ka luajtur përballë anglezëve të West Ham në turin e dytë të Europa League. Maltezët të drejtuar nga trajneri Italian Giovanni Tedesco dhe me Fabrizio Miccolin në fushë për pak sa nuk ja kanë arritur të kualifikohen për herë të parë në histori në turin e tretë të Europa League. Dukej gjithçka e thjeshtë në letër për anglezët por fitorja 1-0 e ndeshjes së parë linte gjithçka të hapur.

I kanë mjaftuar vetëm 15 minuta lojë ish sulmuesit të Juves Fabrizio Miccolit për të shënuar dhe për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1. Birkirkara sulmon gjatë gjithë ndeshjes dhe krijon edhe raste për të dyfishuar avantazhin por nuk arrijnë të shënojnë golin e kualifikimit. Gjithçka vendoset nga pika e bardhë e penalltisë ku anglezët e West Ham nuk gabojnë asnjëherë ndërkohë që portjeri spanjoll Adrian i këtyre të fundi ja del që të hipnotizojë Vukanan duke i mbyllur penalltitë me rezultatin 5-4 në favor të West Ham.

Më poshtë do të gjeni edhe një video të golit të shënuar nga Miccoli :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.