Blanc sinjale Interit për Mottan, Handanovic rinovon

0
SHPËRNDAJE

thiago-motta-2

Laurent Blanc në një intervistë për L’Equipe ka bërë me dije se Thiago Motta nuk do të luajë me parizienët në ndeshjet e ardhshme : “E njohim pozicionin e lojtarit, edhe klubi është shprehur në mënyrë të qartë në lidhje me këtë çështje. Për këto arsye Thiago Motta nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme pasi nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme shpirtërore.”

Këto fjalë të trajnerit francez mund ti hapin rrugën një rikthimi të mundshëm të italo-brazilianit te Interi i cili vetëm pak ditë më parë u shpreh se rikthimi te zikaltërit do të ishte një sfidë e madhe për të.

Ndërkohë lajme të tjera të mira vijnë për tifozët e Interit pasi agjenti i Samir Handanovic ka konfirmuar për La Gazzetta se është arritur akordi për rinovimin e portjerit dhe ai do të jetë 100% një lojtar i Interit edhe për vitet e ardhshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.