Bledar Sinella: Jam shumë i kënaqur me skuadrën

0
SHPËRNDAJE


Kupa e Shqipërisë / Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, nuk e cilëson si zhgënjim barazimin në minutat e fundit të sfidës së skuadrës së tij kundër Skënderbeut, ndonëse la t’i ikte nga duart një avantazh që do t’i bënte shumë punë.

“Nuk jam i zhgënjyer, përkundrazi jam i kënaqur me lojën e skuadrës, mënyrën si luajtëm, si përballuam 90 minutat. E kishim nën kontroll lojën dhe është gjithçka e hapur për ndeshjen e dytë”, tha ai në “Gol pas Goli”, i ndërgjegjshëm se goli i realizuar nga Osmani mund të ishte vendimtar për fatin e kualifikimit.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën, shpirtin e garës, egon që kanë për të fituar dhe për t’u ngjitur ku i takon kësaj skuadre. Fillimi i ndeshjes nga Nika në stol? Nuk ishte zgjedhje taktike, por meqë kemi luajtur të shtunën, Nika nuk është në 100% të formës fizike, ndaj menduam që të ruanim raportet”, deklaroi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.