Bledi Shkëmbi: Disa lojtarë nuk ishin aty ku duhet

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Kapiteni Bledi Shkëmbi e ka autoritetin e duhur për të bërë edhe kritika, pavarësisht se ai nuk citon emra. Sipas tij disa lojtarë kërkuan të japin më tepër nga aftësitë e tyre reale dhe kjo gjë automatikisht ndikoj edhe në lojën e skuadrës në pjesën e parë.

“Pjesën e parë patëm një bllokim dhe s’po dilnim dot në lojën tonë. Pavarësisht kundërshtarit gjithnjë kemi dal në lojën tonë. Problemi ishte psikologjik më shumë. Në pjesën e dytë bëmë dicka më shumë dhe jemi të kënaqur deri diku. Duke mos mohuar zotësin e kundërshtarit, nëse do të shpreheshim më mirë në lojën tonë do të arrinim dicka më shumë. Kjo ndeshje na ndihmoj shumë për eksperiencën. Duhet të jemi të aftë psikologjikisht që pas këtyre ndeshjeve të jemi me mendje në kokë që të vazhdojmë sfidat në kampionat. Ditë të errëta si Latifit i ndodhin të gjithëve.”
image
“Ndryshimi është tek individualitetet. Mbase dikush kërkon të bëjë më shumë nga mundësit e tij. Në këto ndeshje kur disa lojtarë janë 80% në aftësitë e tyre dhe kjo na e vështirësoj më shumë punën. S’dua tër përmend emra, por sigurisht e nis edhe nga vetja që duhet të isha më lartë. E dorëzuam shumë lehtë topin tek kundërshtari, gjë që arma jonë e fortë është mbajtja dhe qarkullimi i topit. Ishte një minus i madh për ne në pjesën e parë që humbëm aq shumë topa.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.