Bledi Shkëmbi: Kemi respekt për kundështarët e rradhës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënderbeu do të përballet me skuadrën e Milsami Orhei në turin e tretë të Champions League. Kundërshtari i korçarëve nuk është një emër i dëgjuar në arenën europiane të futbollit, por pavarësisht kësaj të gjithë në kampin bardhekuq shprehen se e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarinne tyre të rradhës në Europë. Edhe kapiteni Bledi Shkëmbi shprehet me të tilla fjalë, pasi një nënvlerësim në këtë ndeshje mund të jetë fatal për ta. Ja fjalët e kaptenit Shkëmbi:
image
“Është e vërtetë që kundërshtari ynë për raundin e 3-të nuk ka ndonjë histori të madhe por në duhet t’a vlerësojmë maksimalisht dhe të qëndrojmë me kembë në tokë, pasi unë nuk mendoj që ata e nxorën rastësisht jashtë kompeticionit ekipin bullgar të Ludogorets. Ne duhet të riformatojmë mbrotjen pasi duhet të bëjmë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Osmani dhe Arapi. Jemi me fat që kemi në ekip një “gjahtar” goli si Salihi që e nxjer golin nga hiçi, jam i sigurt që do shenojë sërisht dhe do na japë një dore për të kaluar në Play-off të UEFA Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.